Xherdan Shaqiri qeshet dhe e puth medaljen, Liverpooli kampion i ri i Evropës

Futboll

Xherdan Shaqiri qeshet dhe e puth medaljen, Liverpooli kampion i ri i Evropës

Nga: Kemajl Goca Më: 1 qershor 2019 Në ora: 21:02
Pas 14 vjetësh, Liverpooli sundon në Evropë sërish

(E plotësuar)  - Liverpooli është kampion i ri i Evropës! “Redsat” shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Tottenhamit, në ndeshjen finale të Champions League, e cila u zhvillua në stadiumin “Wanda Metropolitano” në Madrid.  Mohamed Salah nga penalltia e Divock Origi janë shënues dhe trimat e fitores, por pa e lënë anash edhe portierin Alisson që ka pritur disa goditje të forta të Dele Allit, Sonit e Harry Kanes.

Jurgen Klopp, trajner i Liverpooli, është sikur në qiellin e shtatë së bashku me yllin nga Kosova dhe reprezentuesin e Zvicrës, Xherdan Shaqirin që nuk luajti asnjë minutë por qëndrojë në bankë. Ky është titulli i gjashtë i Evropës për Liverpoolin në histori të kësaj gare të madhe, kurse Tottenham lëshoi mundësinë që pë herë të parë që të fitojë këtë trofe. Tottenham luajti shumë mirë, pati posedimin e topit por nuk mjafton kur nuk shënon.
Pas 14 viteve Liverpooli fiton trofeun, pasi që së fundi e kishte fituar në vitin 2005 në Stamboll. Shaqiri edhe pse nuk luajti asnjë minutë, është hera e dytë që e përqafon titullin e Champions Leagues, pasi që herën e parë e ka fituar në vitin 2013 në fanellën e Bayern Munihut. Pamje mahnitëse, drithëruese në Madrid, por në lot e në vaj janë futbollistët e Tottenhamit. Tottenhami nuk ka pasur edhe fat, humbën disa raste të mira në 15 minutat e fundit, por fajtor ka qenë portieri në formë Alisson. Xherdan Shaqiri qeshet dhe e puth medaljen e artë. Presidenti i UEFA-së, Aleksandër Çeferin, ia dorëzon Kupën Liverpoolit.

Në minutën e 2-të, Salah ka qenë i saktë nga penalltia, ndërsa në atë të 87-tën zëvendësuesi Origi futet brenda 16-shit i cili nga rreth 12-13 metra me goditje të fortë e plasoi topin përtokë në këndin e majtë të portierit Lloris, thellon fitoren në 2:0.

Tottenham-Liverpool    0:2
Stadiumi “Wanda Metropolitano”, Madrid.
Gjyqtar: Damir Skomina (Sllovenia).
Shënues: Salah (2’nga penalltia), Origi (87’).
Tottenhami: Lloris, Trippier, Alderweireld, Vertonghen, Rose, Sissoko (Dier 74’), Winks (Lucas 66’), Alli (llorente 82’), Eriksen, Son dhe Kane.
Liverpooli: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Henderson, Fabinho, Wijnaldum (Milner 62’), Salah, Firmino (58’) dhe Mane (Gomes 90’).

87' Zëvendësuesi  Divock Origi brenda 16-shit me një goditje të fortë nga rreth 12-13 metra godet bukur dhe përtokë e në këndin e majtë, 2:0.

87' Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp fërkon duart, prta në pritje të kremtimit te titullit të kampionit të Evropës. Origi dhe 2:0.

85' Eriksen nga gjuajtja e lirë rreth 16-17 metra, goditi aq bukur por portieri Alisson si hero i vërtet grushton topin në korrne.

83' Po vjen fundi i finales së madhe, pak minuta lojë, Liverpooli afër titullit të Evropës.

Tottenham-Liverpool    0:2
Stadiumi “Wanda Metropolitano”, Madrid.
Gjyqtar: Damir Skomina (Sllovenia).
Shënues: Salah (2’nga penalltia).
Tottenhami: Lloris, Trippier, Alderweireld, Vertonghen, Rose, Sissoko (Dier 74’), Winks (Lucas 66’), Alli (llorente 82’), Eriksen, Son dhe Kane.
Liverpooli: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Henderson, Fabinho, Wijnaldum (Milner (62’), Salah, Firmino (58’) dhe Mane.

80' Alisson është më i merituari që Liverpooli nuk pësoi gol, pasi që e priti goditjen e Son nga rreth 22-23 metra, pastaj te Dele Alli nga 12-13 metra.

79' Dele Alli nga afërsia rreth 6-7 metra godet me kokë por topi larg mbi portën e Alissonit të Liverpoolit.

76’ Tottenham ka më shumë posedimin e topit por sa vlen kjo kur mungojnë raste me përjashtim të Dele Alli por në vend që të gjuajë ai më shumë harkoi dhe drejt në duart e portierit Alisson.

73' Dele Alli i Tottenhami në pozitë shumë të mirë në vend që të gjuajë ai më shumë e bëri si harkim dhe pa sukses.

72' Salah është mjaft i rrezikshëm së bashku me Milner, por Tottenham nuk po arrin të vijë deri te rasti serioz ani se në fushë e ka sulmuesin e rrezikshëm Harry Kane.

69' Shumë me fat Tottenhamit, pasi që goditja e Milner nga rreth 15 metra por topi shkoi për disa centimetra përskaj shtyllës pingules së Llorisit.

Tottenham-Liverpool    0:1
Stadiumi “Wanda Metropolitano”, Madrid.
Gjyqtar: Damir Skomina (Sllovenia).
Shënues: Salah (2’nga penalltia).
Tottenhami: Lloris, Trippier, Alderweireld, Vertonghen, Rose, Sissoko, Winks (Lucas 66’), Alli, Eriksen, Son dhe Kane.
Liverpooli: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Henderson, Fabinho, Wijnaldum (Milner 62’), Salah, Firmino (58’) dhe Mane.

67' Nuk ka ndryshim rezultati, ndërsa sa kalojnë minuta aq më afër trofeut është Liverpooli.

60" Ende në epërsi me 1:0 Liverpooli.

58' Origi futet në lojë në vend të Firminos. Liverpooli luan me shumë qetësi dhe Tottenhami në presion.

Tottenham-Liverpool    0:1
Stadiumi “Wanda Metropolitano”, Madrid.
Gjyqtar: Damir Skomina (Sllovenia).
Shënues: Salah (2’nga penalltia).
Tottenhami: Lloris, Trippier, Alderweireld, Vertonghen, Rose, Sissoko, Winks, Alli, Eriksen, Son dhe Kane.
Liverpooli: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Henderson, Fabinho, Wijnaldum, Salah, Firmino (58’) dhe Mane.

53' Lojë e luftuar, Liverpooli kërkon edhe golin e radhës. Mane në pozitë të mirë por Lloris reagon shumë mirë dhe kap topin.

50' Ky rezultat i shkon përshtati Liverpoolit, ndërsa Tottenhami shpreson në përmbysje në pjesën e dytëe.

A do të luajë Shaqiri në pjesën e dytë?

47' Nuk ka asnjë zëvendësim te asnjëra palë.
Tottenham-Liverpool    0:1
Stadiumi “Wanda Metropolitano”, Madrid.
Gjyqtar: Damir Skomina (Sllovenia).
Shënues: Salah (2’nga penalltia).
Tottenhami: Lloris, Trippier, Alderweireld, Vertonghen, Rose, Sissoko, Winks, Alli, Eriksen, Son dhe Kane.
Liverpooli: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Henderson, Fabinho, Wijnaldum, Salah, Firmino dhe Mane.

Fillon pjesa e dytë. Përfundoi pjesa e parë.

Image
Image

44' Liverpooli luan me siguri të plotë në mbrojtje dhe ka bllokuar të gjitha rrugët e sulmuesve rival.

Image

41" Liverpooli ka me tëpër raste, por Tottenhami me gjithë lojën e mirë asnjeherë nuk erdhën në pozitë shënimi.

38' Robertoson gjuan furishëm por Lloris e grushton në korrne.

LIverpooli e ruan me fanatizëm rezultatin, kurse Tottenham pësoi në fillim të lojës pas penalltisë.

35' Atmosferë brilante, stadiumi i veshur kuq dhe bardhë.

33' Lojë me nerva, sidomos për Tottenhamin që nuk gjen asnjë korridor të vijë deri të rasti.

30' Liverpooli po has në vështirësi, por edhe nuk rrinë indiferent.

27' Lojë me ritëm, Tottenham me kërkues, por jo edhe sulmuesit e saj të janë të rrezikshëm për portën e Alisson.

24' Nuk ka ndryshim rezultati, vazhdon ende 0:1 në favor të LIverpoolit.

20' Eriksen u mundua ta befasojë portierin Allisson të Liverpoolit, por pa sukses.

19' Liverpooli duket se po e merr edhe iniciatoivën dhe duket edhe më sulmues.

17' Alexander-Arnold gjuan nga rreth 20 metra por jashtë portës së Llorisit të Tottenhamit.
Tottenham-Liverpool    0:1
Stadiumi “Wanda Metropolitano”, Madrid.
Gjyqtar: Damir Skomina (Sllovenia).
Shënues: Salah (2’nga penalltia).
Tottenhami: Lloris, Trippier, Alderweireld, Vertonghen, Rose, Sissoko, Winks, Alli, Eriksen, Son dhe Kane.
Liverpooli: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Henderson, Fabinho, Wijnaldum, Salah, Firmino dhe Mane.

15' Goli i hershëm për Liverpoolin është një kredit i mirë dhe në rast edhe të ndonjë golit tjetër do ti jep edhe më shumë siguri.

12' Lojë e baraspeshuar, te dyja skuadrat mobilizohen për të bërë më të mirën.

10' Iniciativa në anën e Tottenhamit, por jo të vijnë në raste, kurse Liverpooli orvatet të merr kontrollin e lojës.

7' Lojë mjaft e mirë, Liverpooli kërkon edhe golin tjetër, kurse Tottenham përmes Kane mundohen të janë më të rrezikshëm.

4' Presioni te Tottenhami, kurse Liverpooli është në epërsi psikologjike.

2' Mohamed Salah shënon nga penalltia dhe 1:0.

1' Sissoko luan me dorë dhe gjyqtari Skomina referon penallti.

1' Filloi ndeshja.

Image

Mbahet një minutë heshtje për spanjollin Antonio Rejen që humbi jetën gjatë një aksidentit.

Superfinalja. Xherdan Shaqiri në bankë.

Pamje e rrallë në stadium, dalin futbollistët.

Ethet e finales.

Image

Tottenham-Liverpool
Stadiumi “Wanda Metropolitano”, Madrid.
Gjyqtar: Damir Skomina (Sllovenia).
Tottenhami: Lloris, Trippier, Alderweireld, Vertonghen, Rose, Sissoko, Winks, Alli, Eriksen, Son dhe Kane.
Liverpooli: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Henderson, Fabinho, Wijnaldum, Salah, Firmino dhe Mane.

Armosferë drithëruese në stadiumin “Wanda Metropolitano” në Madrid, ku janë në ethe e kësaj finale, finale e madhe mes dy skuadrave angleze.

Liverpooli kërkon titullin e kampionit, të gjashtin në histori në Champions League , kurse Tottenhamin të parën. Në presion Klopp, trajner i Liverpoolit dhe ai i Tottenhamit Pocchetino.

Liverpool dhe Tottenham do të ndeshen në finalen e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare ku nuk mungojnë befasitë në të dyja anët.

Tek Liverpool nga minuta e parë paraqitet Firminho ani pse mw herwët u raportua se ai nuk do të jetë në gjendje të luajë nga fillimit.

Liverpool:

Image

Ndërsa tek Tottenham vërehet rikthimi i Harry Kane në 11-shen startuese.

Tottenham:

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat