Benitez nxit dyshimet – Gati të rikthehet në Serie A

Futboll

Benitez nxit dyshimet – Gati të rikthehet në Serie A

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 20:09
Benitez

Trajneri i Newcastle United, ka nxitur shumë dyshime lidhur me të ardhmen e tij.

Benitez, i cili ia doli ta nxirrte skuadrën e tij nga një krizë e madhe, së fundmi ka lënë të kuptohet se mund të largohet nga Premierliga.

Trajneri i njohur spanjoll është shprehur i hapur për një rikthim të mundshëm në Serie A, duke thënë se është i hapur për të gjitha mundësitë.

“Nuk do të doja të flisja për këto tani. Një shoku im më tregoi për thashethemet rreth një rikthimi në Serie A. Më pëlqen futbolli italian, është e qartë, por unë nuk e di çfarë do të ndodh” ka thënë Benitez.

“Unë akoma shikoj shumë futboll të Serie A, jam në kontakt me disa lojtarë që kam punuar dhe kam kujtime të mira nga Italia. Jam i hapur për të gjitha mundësitë” ka thënë ndër të tjerash Rafa.

Newcastle United e përfundoi sezonin në vendin e 13-të nën udhëheqjen e Rafael Benitez këtë edicion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat