Inter kërkon ribashkimin me Kovacic

Futboll

Inter kërkon ribashkimin me Kovacic

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 20:47
Mateo Kovacic

Skuadra e Inter po përgatitet për një merkato mjaft aktive, sidomos pas ardhjes së Antonio Contes në krye të stolit.

Inter kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve vetëm pas xhiros së fundit, dhe në sezonin e ardhshëm nuk duan të kenë skenare të ngjashme, përkundrazi, synojnë luftën për secilin trofe.

Për ta bërë këtë gjë, skuadra ‘Zi kaltër’ duhet të përmirësoj disa pozita në skuadër, duke nisur nga mesfusha.

Sipas ‘Tuttosport’, pikërisht për mesfushën, trajneri Conte dëshiron që ta kthejë në skuadër Mateo Kovacic.

Kovacic dikur mbronte ngjyrat e Inter, para se të shitej tek skuadra e Real Madrid për shumën e 38 milionë eurove, në vitin 2015.

Verën e kaluar lojtari ishte huazuar tek Chelsea nga Real Madrid, ku me ‘blutë’ e Londrës arriti të triumfonte në Ligën e Evropës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat