Mësohet arsyeja e hyrjes në fushë e tifozes gjysmë të zhveshur

Futboll

Mësohet arsyeja e hyrjes në fushë e tifozes gjysmë të zhveshur

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 22:48
Pamje nga ndeshja

Tashmë kanë kaluar 75 minuta të finales së madhe në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë u karakterizua me pak raste, hiq këtu golin e Salah në minutën e dytë.

Por, ende pa kaluar një çerek ore lojë, një tifoze gjysmë e zhveshur ka hyrë në stadium.

Edhe pse sigurimi intervenoi shpejtë, tashmë mediat ndërkombëtare kanë kuptuar se ajo është e fejuara e Vitaly Zdorovetskiy, një tifoz që gjithashtu kishte hyrë në fushë, në finalen e Kupës së Botës 2014.

Tanimë është mësuar edhe aryseja se pse ka hyrë në fushë. Është kuptuar se ajo ka reklamuar një faqe të filmave për të rritur.

Pra, në pjesën e përparme të veshjes së saj, shkruan emri i një firme të njohur për fila me pullë të kuqe.

Kujtojmë se kemi hyrë në pjesën e fundit të finales, kurse rezultati është ende ai i minutës së dytë, Liverpool 1, Tottenhem 0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat