Zanetti flet pas takimit me Conte

Futboll

Zanetti flet pas takimit me Conte

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 22:54
Javier Zanetti

Legjenda e skuadrës së Inter, Javier Zanetti, ka folur pas takimit të tij me trajnerin e ri të skuadrës, Antonio Conte.

Dyshja kanë udhëtuar së drejt Madridit, ku nga afër do të ndjekin finalen e Ligës së Kampionëve.

Ata kanë shfrytëzuar këtë udhëtim për të mbajtur një takim me njëri tjetrin, takim të cilin e ka vlerësuar lart legjenda argjentinase.

“Ishte shumë e rëndësishme që të takoheshim dhe që kisha mundësinë ta njoh Conten” ka thënë fillimisht Zanetti.

“Ne jemi shumë të lumtur me këtë takim. Tani mund të fillojmë të përgatitemi për sezonin e ri” ka shtuar tutje ish lojtari i Inter.

Conte ka zënë vendin e Luciano Spallettit, pasi ky i fundit ishte shkarkuar nga pozita e trajnerit, edhe përkundër faktit se arriti kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat