Vitin e kaluar portieri ishte figura tragjike e Liverpoolit, këtë vit shpallet ‘Lojtari i Ndeshjes’

Futboll

Vitin e kaluar portieri ishte figura tragjike e Liverpoolit, këtë vit shpallet ‘Lojtari i Ndeshjes’

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 23:18
Karius dhe Alisson

Alisson Becker ishte më meritori në triumfin e Liverpoolit 2-0 kundër Tottenhamit në finalen e Champions Leagues, të shtunën mbrëma.

“Të Kuqtë” u shpallën kampionë të Evropës pasi ishin superiorë ndaj rivalit nga Anglia, derisa golat nga Mohamed Salah (2′) dhe i inkuadruari në pjesën e dytë, Divock Origi (87′) ia siguruan fitoren skuadrës nga “Merseyside”.

Jurgen Klopp më në fund ka arsye për të festuar, pas gjashtë finaleve të humbura, derisa ai duhet të falenderojë veçanërisht një person për këtë sukses.

Derisa edicionin e kaluar Loris Karius ishte figura tragjike e Liverpoolit në finale me dy gabime të tmerrshme, këtë edicion portieri Alisson Becker ishte më meritori në fitore.

Becker bëri pritje të jashtëzakonshme, duke i mohuar golin Spurs në disa raste.

Pas ndeshjes, “Whoscored” e ka shpallur atë “Lojtarin e Ndeshjes” duke e vlerësuar me notën 8.7.

Mbrojtësi Joel Matip mori poashtu notë të lartë (8.0), derisa golashënuesit Salah e Origi u vlerësuan me notat 6.8 respektivisht 7.0.

Shikoni vlerësimet e plota më poshtë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat