Klopp thyen akullin, këto janë të arriturat e tij me Liverpool

Futboll

Klopp thyen akullin, këto janë të arriturat e tij me Liverpool

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 23:45
Klopp padyshim se është një prej më meritorëve për triumfin e Liverpool në Ligën e Kampionëve

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp, padyshim se është një prej më meritorëve për triumfin e Liverpool në Ligën e Kampionëve.

Katër vite më parë, Klopp morri skuadrën e Liverpool ‘të harruar’ nga sukseset, për të filluar rindërtimin e saj.

Hap pas hapi, gjermani arriti që të instalonte në skuadër një shpirt fituesish, për të arritur deri tek triumfi i kësaj mbrëmjeje.

Klopp theu edhe ‘akullin’ e tij, duke fituar finalen e parë, pasi deri më tani njihej vetëm si humbës në finale.

Klopp ka qenë i pamposhtur në ‘Anfield’ në dy sezonet e fundit, i pamposhtur në fazën ‘knock-out’ të garave evropiane (përjashto finalen), preku katër finale në katër vite, si dhe vendosi rekordin historik me pikë në Premierligë (për skuadrën).

Në krye me Klopp, Liverpool arriti që të fitonte trofeun e gjashtë të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat