Mourinho tregon cili lojtar i Liverpoolit bëri diferencën

Futboll

Mourinho tregon cili lojtar i Liverpoolit bëri diferencën

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 00:38
Jose Mourinho

Jose Mourinho e ka identifikuar Alissonin si lojtarin e Liverpoolit i cili bëri diferencën në fitoren e finales ndaj Tottenhamit.

Liverpool u mposht me rezultat 3-1 nga Real Madridi në sezonin e kaluar të Ligës së Kampionëve, kurse portieri Loris Karius bëri dy gabime të kushtueshme.

Në finalen e sotme në Madrid Alisson dukej i pamposhtur mes portës dhe nuk lejoi asgjë nga kërcënimet e Harry Kane, Lucas Moura, Dele Alli dhe Son Heung-min.

Pas ndeshjes, Mourinho vlerësoi Alisson si njeriun që bëri ndryshimin.

“Ata [Liverpool] qëndruan me bllokun shtatë, ata ishin shumë pragmatik, ata ishin shumë të fortë në mbrojtje”, tha Mourinho në beIN Sport.

Image

“Dhe kur Tottenham arriti të bënte diçka dhe të krijonte diçka, lojtari që mungonte në sezonin e kaluar ishte sot [Alisson].

“Ai nuk ishte fenomenal, ai nuk bëri pesë ose gjashtë ose shtatë pritje, por ai kishte disa pritje që ndaluan Tottenhamin të barazojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat