Liverpooli ngrit në ‘qiell’ trofeun e Ligës së Kampionëve, çfarë po bën kështu Xherdan Shaqiri?

Futboll

Liverpooli ngrit në ‘qiell’ trofeun e Ligës së Kampionëve, çfarë po bën kështu Xherdan Shaqiri?

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 01:02
Xherdan Shaqiri

Liverpooli e ka fituar trofeun e gjashtë në histori të tyre në garën më të madhe ekipore në Evropë, Ligën e Kampionëve.

“Të Kuqtë” kanë mposhtur Tottenham Hotspur në finalen e këtij viti me rezultat 2:0.

Kjo fitore në finale ka bërë që klubi anglez të fitojë trofeun e gjashtë të tyre në histori të Ligës së Kampionëve.

Ndërsa, tashmë djelmoshat e Jurgen Klopp kanë ngritur në ‘qiell’ trofeun e Ligës së Kampionëve.

Në ceremoni është parë edhe mesfushori nga Kosova, Xherdan Shaqiri.

27-vjeçari ka pranuar medaljen dhe është parë më i lumtur se kurrë.

Ndryshe, ky ishte trofeu i dytë për Xherdan Shaqirin në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat