UEFA zgjedh lojtarin e ndeshjes

Futboll

UEFA zgjedh lojtarin e ndeshjes

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 06:38
Virgil Van Dijkun

Bordi teknik i UEFA-s e ka zgjedhur qendërmbrojtësin e Liverpoolit, Virgil Van Dijkun, si lojtarin e ndeshjes në finale të Ligës së Kampionëve, ku Liverpooli triumfoi me rezultat 2:0 kundër Tottenhamit.

Mohamed Salahu, Divock Origi dhe Jurgen Kloppi do të jenë në qendër të vëmendjes së mediave, por Virgil Van Dijku ishte zemra e një tjetër superparaqitjeje të Liverpoolit.

Prezenca e tij e qetë në mbrojtjen e Liverpoolit i ndihmoi Liverpoolit ta mbajë portën e paprekur deri në fund të ndeshjes.

Thomas Schaaf, lider i Vëzhguesve Teknikë të UEFA-s në Madrid, tha: “Van Dijku e pati një tjetër shfaqje të jashtëzakonshëm lidershipit dhe ai ishte mbrojtësi më i mirë i Liverpoolit. Ai bëri ndërhyrje vendimtare kur Liverpooli kishte nevojë dhe luajti me kokën e qetë deri në fund”.

Lojtarët e ndeshjes në finalet e kaluara:

2018: Gareth Bale (Real Madrid)
2017: Cristiano Ronaldo (Real Madrid)
2016: Sergio Ramos (Real Madrid)
2015: Andrés Iniesta (Barcelona)
2014: Ángel Di María (Real Madrid)
2013: Arjen Robben (Bayern München)
2012: Didier Drogba (Chelsea)
2011: Lionel Messi (Barcelona)
2010: Diego Milito (Inter Milan)
2009: Xavi Hernández (Barcelona)
2008: Edwin van der Sar (Manchester United)
2007: Filippo Inzaghi (AC Milan)
2006: Samuel Eto’o (Barcelona)
2005: Steven Gerrard (Liverpool)
2004: Deco (Porto)
2003: Paolo Maldini (AC Milan)
2002: Zinédine Zidane (Real Madrid)
2001: Oliver Kahn (Bayern München)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat