Presidenti i FFK, Agim Ademi, e ndoqi nga afër finalen e Ligës së Kampionëve

Futboll

Presidenti i FFK, Agim Ademi, e ndoqi nga afër finalen e Ligës së Kampionëve

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 09:25
Agim Ademi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ishte prezent në ‘Wanda Metropolitano’ për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Ndeshjen mes Liverpool dhe Tottenham presidenti i FFK nuk mund ta humbte, madje u përkujdes që ta ndiqte nga afër, nga tribuna VIP, njofton FFK.

Ndeshja finale i takoi skuadrës së Liverpool, të cilët fituan me rezultatin 0:2, për triumfin e gjashtë të ‘Reds’ në këtë kompeticion.

Prezent në këtë takim ishte edhe një tjetër figurë e njohur shqiptare; Lorik Cana, ish kapiteni i kombëtares shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat