Oferta e radhës për legjendën e Bayern: Australia është parajsa për të

Futboll

Oferta e radhës për legjendën e Bayern: Australia është parajsa për të

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 09:51
Franck Ribery

Franck Ribery mund të luajë në Australi sezonin tjetër. 36-vjeçari francez i tha lamtumirë skuadrës së Bayern Mynih, ekip me të cilin fitoi 9 tituj kampionë, një Champions League, një Superkupë të Europës dhe një Botëror për klube.

Admiruesit e Ribery nuk mungojnë, nga çdo cep i planetit, përshi edhe Australinë. Pikërisht nga vendi i kangurëve vjen oferta e radhës. Skuadra e Western Sydney Wanderers, që aktualisht drejtohet nga Markus Babbel, i ka bërë një ofertë francezit.

Sipas “Fox Sports”, në Australi e admirojnë Ribery. “Ai këtu do të ishte një yll, do të trajtohej si një mbret. Ne nuk mund t’i garantojmë një rrogë të madhe, ashtu siç kërkon ai, por dera për të është gjithnjë e hapur”, thotë Babbel, që shtoi se në këtë shtet Ribery do të gjente parajsën, pasi është vendi ideal për të dhe familjen e tij.

“Nëse Franck dëshiron një jetë të bukur me familjen e tij, këtu do të gjente qetësinë që dëshiron. Australia do të ishte e përkryer për të. Do të jetonte në një nga qytetet më të bukur në botë, me një stil jete të përshtatshëm për të. Edhe nga ana profesionale do të ishte mirë”, tha Babbel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat