Mourinho jep një parashikim interesant për Liverpool, pas triumfit në LK

Futboll

Mourinho jep një parashikim interesant për Liverpool, pas triumfit në LK

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 10:27
Mourinho jep një parashikim interesant për Liverpool, pas triumfit në LK

Trajneri i njohur portugez, Jose Mourinho, ka dhënë një parashikim interesant lidhur me sezonin e ardhshëm të Liverpool.

Liverpool kanë ngritur trofeun e gjashtë të Ligës së Kampionëve në histori të klubit, duke fituar 0:2 finalen e ‘Wanda Metropolitanos’ kundër Tottenham.

‘Special One’, i cili ka fituar më herët këtë trofe me skuadrën e Porto dhe Inter Milan, ka shprehur mendimin se ‘Reds’ mund të prekin finalen edhe vitin e ardhshëm.

“Me Real Madrid, ishin tri radhazi. Pse Liverpool nuk mund të bëjë tri finale radhazi? Ka thënë Mourinho për ‘beIN Sports’.

“Pse Liverpool, me këtë skuadër të mirë, me shpirt luftarak, me tifozët, trajnerin dhe skuadrën, pse jo tri radhazi?” ka shtuar portugezi.

Ishin golat e Mohamed Salah dhe Divock Origi ato që i siguruan Liverpoolit triumfin në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat