Kokëçarje për Rejan, tre futbollistë largohen nga kampi ‘Kuq e zi’

Futboll

Kokëçarje për Rejan, tre futbollistë largohen nga kampi ‘Kuq e zi’

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 11:42
Kokëçarje për Rejan, tre futbollistë largohen nga kampi ‘Kuq e zi’

Kombëtarja e Shqipërisë po përballet me disa probleme të mëdha para dy sfidave të radhës në kualifikimet e Euro 2020.

Për trajnerin Edoardo Reja kanë filluar kokëçarje pas zhvillimeve të fundit përbrenda kampit ‘Kuq e zi’.

Tre lojtarë kanë lëshuar kampin, për arsye të ndryshme, duke filluar nga dëmtimet, arsyet personale e deri tek angazhimet me skuadrat përkatëse.

Ledian Memushaj, Egzon Binaku dhe Eros Grezda nuk do t’i ndihmojnë skuadrës në dy ndeshjet e radhës, siç njofton FSHF.

“Ka ndryshime në listën e kombëtares A për dy ndeshjet zyrtare ndaj Islandës në transfertë më 8 qershor dhe Moldavisë në “Elbasan Arena” më 11 qershor ora 20:45.Egzon Binaku është dëmtuar në ekipin e tij IFK Norrkoping në ligën suedeze dhe në këto kushte e ka të pamundur të bashkohet me kuqezinjtë. Poashtu mesfushori Ledian Memushaj i grumbulluar me përfaqësuesen në kompleksin “Tropikal” ka shfaqur probleme fizike duke e bërë të pamundur rikuperimin në kohë për dy përballjet. Një tjetër futbollist që do të mungojë është edhe Marash Kumbulla, i cili për shkak të angazhimit me klubin e tij, Hellas Verona në Itali do të bashkohet me U-21 në datë 3 qershor për transfertën e Turqisë” thuhet në njoftimin e FSHF.

Gjithashtu, rreth mungesës së Eros Grezdës, thuhet se lojtari është larguar për arsye personale.

Vendin e Grezdës në kombëtare do ta zë lojtari i Partizanit, Lorenc Trashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat