Paramendoni çka po ndodhë në Kosovë, është për të luajtur mendsh!

Futboll

Paramendoni çka po ndodhë në Kosovë, është për të luajtur mendsh!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 qershor 2019 Në ora: 14:16
Ilustrim

Ec e mos luajë mendsh! As budallai më i madh nuk mund ta besoj se nuk i kemi në Superligën e Kosovës skuadrat me renome, si Trepça nga Mitrovica, Liria nga Prizreni, Vëllaznimi nga Gjakova, hiq Besën e Pejës dhe Ramiz Sadikun e Prishtinës! Kjo është për të luajtur mendsh, ndryshe nuk ke si të thuash e të mendosh veç edhe Prishtina po iu mungon që t’ju bashkohet! Kjo është anormale, turp i madh për klubet me renome që nuk organizohen dhe ta kthejnë fuqinë e dikurshme!

Dikur Trepça me dekada në ligën e dytë ish jugosllave, në edicionin 1977-78 në ligën e parë federative të ish Jugosllavisë, në vitin 1978 në finalen e Kupës së Marshall Titos, kur humbën me 1:0 pas 120 minutave nga Rijeka, e sot Trepça me një stadium me kapacitet 18 mijë shikues sorollatet në ligën e parë, sepse është lënë anash dhe nuk investohet si duhet! Liria nga Prizreni me vite ka qenë në ligën e dytë lindore ish jugosllave, që besa dy kampionate në Ligën e dytë unike ish jugosllave (1988-1990) dhe në vitin 1989 edhe në çerekfinale të Kupës së Marshall Titos, sot në Ligën e parë.

Medet për Prizrenin apo ta quajmë turp për këtë qytet që ka me qindra sponsorë, të vijë në këtë derexhe klubi! Klubin me traditë ta bien këtë gjendje. Vëllaznimi i Gjakovës, që suksesin më të madh e ka pasur në vitin 1983-84 me Ajet Shoshollin kryetrajner, kur përfunduan në vend të tetë në ligën e dytë lindore ish jugosllave, shumë vite në atë ligë, por sot e kemi në ligën e parë.

Një klub me shikueshmëri të madhe, a ka më keq që ku gjenden, në ligën e parë. Sa tërmet për qytetin me rrethinë! Ramiz Sadiku i Prishtinës pas luftës kurrë nuk u ngrit në elitë, klub që në vitin 1983-84 ka qenë në ligën e dytë lindore ish jugosllave, tash në siklet dhe lufton për të mbetur në ligën e parë mos të bie në ligën më të ultë. Besa e traditës, kampione e Kosovës disa herë e pasluftës, po shëtisin në ligën e parë. Kjo i bënë që të luajnë mendsh tifozët, të shtrihen përtokë dhe të duken se janë në ëndërr jo në botën reale! 

Liria, Trepça, Vëllaznimi në vend që të janë në elitë, të luftojnë për trofe e për Evropë, ata luftojnë si të rikthehen në shoqërinë e më të mirëve. Çudi se jo mahi, ku janë ra ekipet me renome, që dikur ishin krenari e gjithë shqiptarisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat