Agim Cana: Për një legen, për një pis, për një hajn, për një tradhtar...

Futboll

Agim Cana: Për një legen, për një pis, për një hajn, për një tradhtar...

Nga: Kemajl Goca Më: 2 qershor 2019 Në ora: 15:16
Agim Cana: Për një legen, për një pis, për një hajn, për një tradhtar...

Asnjëherë nuk e kemi pa më shpërthyes Agim Canën, ish futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës, që luajti përkrah legjendës Fadil Vokrri. Agim Cana kryetar i klubit të futbollit Vëllaznimi nga Gjakova, dje nuk ia dolën që të rikthehen në elitë, duke pësuar humbje me rezultat 4:2 nga Trepça ’89, ndeshje e barazhit që u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Cana nuk u përmbajt dhe lëshoi një varg akuzash, kjo ka shokuar edhe opinionin. Akuzat e tij ishin shumë të rënda, sepse duket se i vloi fortë gjaku Canën, më nuk mundi ta mbajë brenda zemrës. Kjo ka vënë në siklet të gjithë.

“Djema nuk mundim për një legen, për një pis, për një hajn, për një tradhtar, na dështon gjithë ky mund që kemi bë! Jam krenar me juve djema, ngritni kokën, se jeni sportist nuk jeni bastexhi, nuk jeni të dobët me karakter”, kështu ka thënë mes të tjera Cana në ditën e djeshme në teshatore para futbollistëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat