Van Dijk apo Klopp? Carragher jep një përgjigje interesante

Futboll

Van Dijk apo Klopp? Carragher jep një përgjigje interesante

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 15:21
Van Dijk apo Klopp? Carragher jep një përgjigje interesante

Liverpool ka luajtur një prej sezoneve më të dekadës së fundit, sezon të cilin e stolisi me trofeun e Ligës së Kampionëve.

Mbrëmë në ‘Wanda Metropolitano’, Liverpool mposhti Tottenhamin me rezultatin 0:2 për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.

‘The Reds’ qëndruan mirë edhe në Premierligë ku grumbulluan 97 pikë, duke vendosur rekord në histori të klubit, por mbetën një pikë pas Manchester Cityt.

Merita të mëdha për këto suksese kanë të gjithë, por nga lojtarët veçohet Virgil Van Dijk si më i miri.

Gjithsesi, legjenda e skuadrës, Jamie Carragher beson se Jurgen Klopp është njeriu për të drejtuar gishtin kur flitet për suksesin.

“Mendoj se Klopp është figura më e rëndësishme në Liverpool” ka thënë Carragher për ‘Goal’.

“Nëse më pyesni mua, nëse do të largoja Van Dijk apo trajnerin, do të thoja Van Dijk. Mendoj se ai është trajner special” ka shtuar ish mbrojtësi.

Virgil Van Dijk me triumfin në Ligën e Kampionëve po konsiderohet se mund t’i bëjë konkurrencë Lionel Messit për ‘Topin e Artë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat