Prishtina ia sheh hajrin Feronikelit dhe Besës

Futboll

Prishtina ia sheh hajrin Feronikelit dhe Besës

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 15:59
Prishtina ia sheh hajrin Feronikelit dhe Besës

Prishtina ka arritur që të siguroj pjesëmarrjen në garat evropiane për herë të 4-të rresht.Në vitin 2016 edhe pse e kishte fituar Digitalb Kupën, nuk kishte arritur që të licencohej nga UEFA për pjesëmarrje në gara.Megjithatë, shumën e zakonshme të parave që ndanë shtëpia evropiane e futbollit e arkëtoi. Një vit më vonë, Prishtina debutoi në kualifikimet e Ligës së Evropës dhe kjo ndodhi falë Besës që kishte mposhtur Llapin në finale të Kupës.Meqë ekipi pejan nuk ishte i licencuar, të drejtën për të garuar në Evropë e morri Prishtina nga vendi i dytë në Superligë. Rrjedhimisht, arka e ‘bardhë e kaltërve’ u pasurua me 220 mijë euro, shkruan insporti, Vitin e kaluar Prishtina fitoi Kupën duke siguruar pjesëmarrje, kësaj radhe në parakualifikimet e Ligës së Evropës, raund të cilin e kaloi me sukses.Sivjet, ekipi i Mirel Josës dështoi në dy kompeticione, Superligë dhe Digitalb Kupë, por shpëtimtarë të kryeqytetasve dolën Feronikeli që triumfoi në dy frontet, për ti mundësuar Prishtinës edhe njëherë tjetër dalje në Europa League.Përgjithësisht, Prishtina gjatë 3 viteve të fundit është pasuruar gati me gjysmë milioni euro falë ndihmës indirekte nga Besa dhe Feronikeli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat