Udhëtim dhe stërvitje në Frankfurt

Futboll

Udhëtim dhe stërvitje në Frankfurt

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 17:33
Udhëtim dhe stërvitje në Frankfurt

Shqipëria ka përfunduar javën e parë stërvitore nën drejtimin e trajnerit Edi Reja. Pas stejxhit njëjavor me dhjetë lojtarë kuqezinj dhe 12 nga ekipi U-21, java që lamë pas ishte me 27 futbollistë, nga 29 që trajneri pati ftuar.

Nga sot, Shqipëria do të niset drejt Frankfurtit, ku do të qëndrojnë deri më 6 qershor dhe paraditen e së enjtes do të fluturojnë drejt Reikjavikut, dy ditë para ndeshjes kualifikuese.

Rreth orës nëntë të paradites së sotme është programuar nisja nga Rinasi dhe pas mbërritjes dhe akomodimit, Shqipëria do të zbresë në fushë për të kryer një seancë stërvitore.

Shqipëria do të jetë në Frankfurt deri më 6 qershor e më pas do të udhëtojnë drejt Islandës, ku janë programuar dy seanca stërvitore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat