Muriqi kërkon të luajë në Champions sezonin e ardhshëm

Futboll

Muriqi kërkon të luajë në Champions sezonin e ardhshëm

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 18:37
Muriqi kërkon të luajë në Champions sezonin e ardhshëm

Vedat Muriqi kërkon të luajë në Champions sezonin e ardhshëm, për këtë arsye i ka kërkuar menaxherit të tij që të transferohet në Galatasaray.

Sulmuesi i Kosovës ka zhvilluar një edicion fantastik me Rizespor në Superligën turke, ku ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë 8 asiste, ndaj dhe kërkesat për të nga skuadra me emër në Turqi dhe jo vetëm nuk kanë munguar.

Fenerbahçe është një prej klubeve që ka shprehur interesim për reprezentuesin i Kosovës, por Muriqi ka ambicie më të mëdha, pasi gjigantët turq nuk luajnë në Champions.

Dëshira e madhe e 24-vjeçarit është të transferohet të skuadra tjetër e madhe e Stambollit, Galatasaray. Rizespor ka kërkuar 7 milionë euro nga klubet e interesuara për Vedat Muriqin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat