Hashani: E njëjta datë i njëjti muaj vetëm se vitet kanë ndryshuar

Futboll

Hashani: E njëjta datë i njëjti muaj vetëm se vitet kanë ndryshuar

Nga: K. Goca Më: 2 qershor 2019 Në ora: 19:23
Hashani: E njëjta datë i njëjti muaj vetëm se vitet kanë ndryshuat

Kryetrajneri i Dardanës, Erdin Hashani është krenarë që me klubin e tij ia dolën që të ngritën në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. Dardana arriti sukses të madh e cila e mposhti me rezultat 3:0 Bashkimin e Koreninit, në ndeshjen e barazhit e cila u zhvillua në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

“Jam krenar që kam punuar me juve, jam krenar që e kam udhëheq një grup si ju! Mundi e sakrifica gjithmonë shpërblehen herët apo vonë, nuk e keni merituar që prej 30 ndeshjeve ta kesh një humbje e mos te inkuadroni në ligën e parë. Ju vërtet e keni merituar ligën e parë. Edhe një herë shumë mirënjohës për secilin prej juve. Faleminderit Kamenicë për përkrahjen edhe besimin që keni pas të këta djem !!! Ps. E njëjta datë i njëjti muaj vetëm se vitet kanë ndryshuar, në këtë datë ishin dy barazhe të kaluara me sukses, një me FC Vëllaznimin e tjetri me FC Drita, ndërsa sot një barazh tjetër i kaluar me sukses me FC Dardana”, ka shkruar Hashani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat