“Conte të merr shpirtin, do ta transformojë Interin”

Futboll

“Conte të merr shpirtin, do ta transformojë Interin”

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 22:11
Antonio Conte

Emanuele Giaccherini ka përshkruar seancat stërvitore të Antonio Conte-s dhe mendon se ai mund ta transformojë Interin. 

Conte ka zëvendësuar Spalletti-n në stolin zikaltër duke shkaktuar një tërmet në Serie A. 

“Kur lexova se Conte do të shkonte tek Inter, mendova se kishin gjetur njeriun e duhur për t’i rikthyer në majë,” shprehet ish-mesfushori i Juventus Giaccherini për Corriere dello Sport. 

“Nuk po them se Spalletti bëri një punë jo të mirë, por Conte është një fitues i cili ka ngritur trofe si brenda ashtu edhe jashtë Italisë. Ai mund t’i japë një mentalit fituesi Interit. 

“Mund të them me besim të madh se seancat stërvitore të Contes janë shokuese. I kam përjetuar si tek Juventus ashtu edhe tek Italia dhe mund t’iu them se kur shkoja në shtëpi nuk lëvizja dot nga vendi. 

Conte të merr shpirtin, sepse fusha stërvitore është vendi ku ai ndërton suksesin. Moto i tij është puna, sakrifica, uria dhe shpirti luftarak. Ai do ta transformojë këtë skuadër.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat