Maldini pajtohet të vazhdojë me Milanin

Futboll

Maldini pajtohet të vazhdojë me Milanin

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 12:12
Milan

Paolo Maldini ka rënë dakord të bëhet drejtori i ri teknik i Milanit.

E përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” njofton se Maldini ka pranuar ofertën e Milanit të cilët i kanë propozuar të zëvendësojë Leonardon e larguar.

Ndihmësit e tij në staf do të jenë Angelo Carbone shefi skaut Geoffrey Moncada.

Gjithashtu gazeta përfundon se Marco Giampaolo do të zëvendësojë Gennaro Gattuso pasi ka 'karakteristikat e kërkuara' për të trajnuar “Rossonerët”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat