Juventusi e ëndërronte, Guardiola ia mbyll derën: Qëndroj te City

Futboll

Juventusi e ëndërronte, Guardiola ia mbyll derën: Qëndroj te City

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 13:32
Pep Guardiola

Trajneri spanjoll nuk dëshiron të largohet nga Anglia as gjatë kësaj vere.

Pas largimit të Massimiliano Allegrit, të gjithë juventinën shpresonin që trajneri i tyre i ardhshëm do të jetë Pep Guardiola. Madje disa media në Itali e patën bërë si të sigurt ardhjen e spanjollit në krye të bardhezinjve, duke shtuar shpresat e tifozëve.

Por është vetë Guardiola, ai i cili i lë me gishta në gojë ata që e prisnin si trajner të ri të Juves, duke treguar edhe njëherë përkushtimin që ka ndaj Manchester Cityt.

“Kam një kontratë me City-n, nuk do të largohem nga këtu. E kundërta do të ndodhte vetëm nëse drejtuesit e klubit nuk më duan më,” – ishin fjalët e Guardiolës, teksa shtoi se nuk dëshiron më që të flitet për të ardhmen e tij.

“Me Cityn do të nisim gjithçka nga zeroja dhe duam të krijojmë një skuadër të denjë për të luftuar në të gjitha frontet”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat