Kosova me përkrahje edhe në Sofje, 500 Dardanë pas ‘nënës’

Futboll

Kosova me përkrahje edhe në Sofje, 500 Dardanë pas ‘nënës’

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 16:04
Kosova me përkrahje edhe në Sofje, 500 Dardanë pas ‘nënës’

Kombëtarja e Kosovës në futboll po përgatitet për dy ndeshjet e saj të ardhshme.

Kosova do të luajë kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë, ndeshje këto të cilat do të jenë të vlefshme për kualifikimet e Euro2020.

Për ndeshjen kundër komshinjve të Malit të Zi, UEFA ka marrë vendim që do të luhet me dyer të mbyllura, pra pa tifozë, për shkak të incidenteve që kishin shkaktuar tifozët malazez në ndeshjen kundër Anglisë.

Fyerjet e shumta në drejtim të Danny Rose e Raheem Sterling kanë shtyrë UEFA-n që të dënojë Federatën malazeze.

Por, në Sofje, situata qëndron pakëz më ndryshe. Tifozët mund të jenë prezent dhe Dardanët do ta shfrytëzojnë këtë.

Sipas raportimeve të disa medieve kosovare, rreth 500 Dardanë do të udhëtojnë drejt Bullgarisë për ta përkrahur kombëtaren e Kosovës, përcjell lajmi.net.

Ndeshja mes Bullgarisë dhe Kosovës luhet me 10 qershor, me fillim nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat