Prishtina rinovon me Miftaraj dhe Ahmetin

Futboll

Prishtina rinovon me Miftaraj dhe Ahmetin

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 16:32
Diar Miftaraj dhe Ahmet Haliti

Skuadra e Prishtinës ka bërë një punë të mirë duke arritur marrëveshje me dy lojtarë të rëndësishëm të skuadrës.

Dy futbollistët me shumë përvojë, Diar Miftaraj dhe Ahmet Haliti kanë vendosur të vazhdojnë rrugëtimin e tyre me ‘bardh e kaltrit’, njofton faqja zyrtare e Prishtinës.

Haliti i cili luan në pozitën e qendër mbrojtësit ka regjistruar 21 paraqitje me Prishtinën dhe është gati të nis edhe vitin e tretë me skuadrën dhe të dytin rresht.

Miftaraj në anën tjetër i cili luan në pozitën e mesfushorit ka qenë një nga më të besuarit tek Josa dhe synon të vazhdojë punën me kryeqytetasit.

Prishtina tashmë duhet të përgatitet për garat evropiane, pasi do të jetë garuese në eliminatoret për Ligën e Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat