Vedat Muriqi e konfirmon ofertën zyrtare të klubit francez

Futboll

Vedat Muriqi e konfirmon ofertën zyrtare të klubit francez

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 19:26
Vedat Muriqi

Toulouse FC i ka bërë ofertë zyrtare Vedat Muriqit.

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka shkëlqyer në Turqi te Rizespor dhe për këtë ka zgjuar interesimin e shumë klubeve evropiane.

Muriqi u paraqit para gazetarëve pas stërvitjes së dytë të Kosovës dhe konfirmoi se tashmë e ka në tavolinë ofertën nga klubi francez, Toulouse FC, derisa ka konfirmuar se edhe shumë klube tjera interesohen për 25-vjecarin.

“Është diçka shumë e mirë që emri im lidhet me klube të mëdha, nuk më pengon kjo (para ndeshjeve të Kosovës), më shtyn që të punoj më shumë”, u shpreh fillimisht Muriqi.

“Fenerbahce? Është e vërtetë se kemi marrë oferta nga klube të mëdha. Por jam duke pritur të kryhen këto ndeshje me Kosovën dhe të takohemi me agjentin dhe më pas do të vendosim. Varet prej ofertave dhe po ashtu prej klubit ku kam edhe dy vite kontratë, sepse ata mund të mos duan që të më shesin”.

Në fund, ai e pranoi ofertën që tashmë është zyrtare.

“Zyrtarisht kemi marr ofertë nga Toulouse. Ndoshta të tjerët s’po them se janë zyrtare, por janë në letër, ka disa oferta, interesime, por ende s’ka diçka zyrtare prej klubeve tjera”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat