Spalletti mund ta marrë drejtimin e Fiorentinës

Futboll

Spalletti mund ta marrë drejtimin e Fiorentinës

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 20:05
Luciano Spalletti

Fiorentina mund të drejtohet në sezonin e ri nga trajneri italian Luciano Spalletti.

Spalleti para pak ditësh u shkarkua nga posti i Interit, pasi në vend të tij u emërua Antonio Conte.

Sipas “Tuttomercatoweb”, Fiorentina dëshiron të investoj në afatin kalimtar dhe të bëj një skuadër konkurruese për sezonin e ri.

Spalletti shihet si personi ideal për të ndihmuar Fiorentinën në arritjen e objektivave për sezonin e ri.

Bilioneri Commisso është në prag të blerjes së Fiorentinës për 200 milionë euro dhe ndryshimin në ekip dëshiron ta nisë nga Spalletti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat