Rashkaj: Kënaqësi të kthehem te Kosova

Futboll

Rashkaj: Kënaqësi të kthehem te Kosova

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 20:46
Anel Rashkaj

Anel Rashkaj është grumbulluar për herë të parë me Kosovën, prej se ajo udhëhiqet nga trajneri Bernard Challandes.

Në konferencë për shtyp mesfushori kosovar u shpreh i kënaqur që është rikthyer te Kosova, dhe tregohet optimist sa i përket rezultateve kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.

 “Nëse marrim parasysh ndeshjet e kaluara, duhet të jemi optimistë sepse ishin ndeshje mjaft të mira. Kundër Bullgarisë ishte ndeshje shumë e mirë, edhe pse munguan tri pikë. Nëse marrim parasysh ato paraqitje, duhet të jemi optimist. Është kënaqësi që jam sërish pjesë e këtij grupi.

Ka disa lojtarë të rinj që s’kanë qenë kur kam qenë unë, tani kualtiteti është më i lart. Shumicën e tyre e njoh edhe më herët. I kam përcjell të gjitha ndeshjet viteve të fundit. Më kanë pritur shumë mirë. Është një grup shumë i mirë. Jo veç si futbollistë, por kanë karakter në nivel të lartë”, deklaroi Rashkaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat