United bën gati ofertën, 60 milionë stërlina për talentin e Premier

Futboll

United bën gati ofertën, 60 milionë stërlina për talentin e Premier

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 20:53
Ole Gunnar Solskjaer

Skuadra e Manchester United është gati të paguajë 60 milionë stërlina për të marrë mesfushorin James Maddison, që luan në Premier League me skuadrën e Leicester. Talenti 22-vjeçar ka një kontratë deri në vitin 2023 me skuadrën e “dhelprave” dhe vështirë se mund të largohet nën shumën që ekipi i Leicester ka vendosur si klauzolë në kontratë.

Ky ishte sezoni i parë i Maddison në Premier League dhe në 33 ndeshje ai realizoi 7 gola, duke shkëlqyer me skuadën e Leicester. Sipas “Indipendent”, mesfushori me tipare sulmuesi tërhoqi vëmendjen e shumë skuadrave “big” të Anglisë, me “djajtë” që duken në “pole” për ta sjellë në Old Trafford.

Për Maddison janë interesuar edhe Liverpool, Tottenham dhe Manchester City, ndaj trajneri Ole Gunnar Solskjaer kërkon të mbyllë këtë marrëveshje sa më shpejt, për të evituar konkurrencën dhe rritjen e çmimit. Një lojtar që do të ndihmonte skuadrën e Manchester United në ringritjen e saj, duke parë cilësitë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat