BOMBA: Ja dhurata e parë e Juves për Sarrin!

Futboll

BOMBA: Ja dhurata e parë e Juves për Sarrin!

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 23:25
Maurizio Sarri

Sipas asaj që shkruan "Gazzetta dello Sport", për Maurizio Sarrin te Juventusi (pritet ende "drita jeshile" e Chelsea dhe Radamani është duke punuar fort që të bëhet e mundur sa më shpejt) pritet të jetë mesfushori i fuqishëm i Lazios, Sergej Milinkovic-Savic.

Edhe pse Lazio kërkon të paktën 80 mln euro dhe presidenti Lotito ka bërë ende barrikadë, vështirë që të mbajë edhe një tjetër sezon pa dëshirë serbin. Në fakt, bardhezinjtë janë duke ushtruar presion dhe Sarri e do shumë si futbollist.

Do të ishte ideali për në mesfushën e "Zonjës", teksa mund të ketë disa largime, mes tyre ndoshta Pjanic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat