Ibra – trajnerit të njohur: Nëse ke nevojë për mua, vij me vrap

Futboll

Ibra – trajnerit të njohur: Nëse ke nevojë për mua, vij me vrap

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 14:19
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic vijon të mahnisë me paraqitjet e tij në futboll. Së fundi shkëlqeu me një roveshiatë, e denjë për një futbollist elitar 20-25 vjeç, jo 37 vjeç, sa është ai. Suedezi, me rastin e ditëlindjes së Carlo Ancelottit, i ka dërguar një mesazh video-urimi ish-trajnerit të tij te PSG në gjuhën angleze, përmes të cilit ka “bërë me zemër” edhe tifozët e Napolit.

“Nëse keni nevojë për mua te Napoli, unë vij me vrap për t’ju dhënë një dorë…”, – pohon bomberi suedez, që luan te Los Angeles Galaxy. Është mirë të nënvizojmë se toni i mesazhit është tërësisht ironik. Kjo, edhe për shkak se Ibra është 37 vjeç dhe nuk do të ishte operacioni tipik për Napolin.

Ky mesazh personal për “Carletto” është raportuar sot nga “La Repubblica”. Duhet të kemi parasysh se Ibrahimovic ka pasur fjalë të mëdha vlerësimi për Napolin në të kaluarën, por për momentin nuk ka negociata mes palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat