Getafe ia ofroi dy milionë euro Real Valladolidit për ta mposhtur Valencias

Futboll

Getafe ia ofroi dy milionë euro Real Valladolidit për ta mposhtur Valencias

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Mediat spanjolle kanë zbuluar se ishin zhvilluar disa biseda për ta kurdisur ndeshjen mes Real Valladolidit dhe Valencias në xhiron e fundit të sezonit 2018/19 të La Ligës. Raul Bravo, Carlos Aranda dhe Borja Fernandez thuhet se janë të përfshirë në këtë skandal, qëllimi i së cilës ishte fitorja e Valencias në të dy pjesët e lojës.

Megjithatë, tani Marca raporton se Bravo kishte qenë nën stres në atë kohë sepse Getafe ia kishte ofruar Real Valladolidit një shumë të madhe parash për ta fituar ndeshjen në fjalë.

Kjo pasi që Getafe ishte duke garuar me Valencias për t’u kualifikuar në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Të dy skuadrat ishin baras me pikë dhe ishin në garë për pozitën e katërt në tabelë në ditën finale të sezonit.

Esteban Erreiztieta, një gazetar i El Mundos, ka folur për këtë rast.

“Ka shenja serioze se Raul Bravo kishte shkuar në Valladolid 48 orë para se të ndodhte gjithçka, në një takim ku Borja pritej të fliste për mundësinë e emërimit të tij në pozitat e akademisë së klubit”, ka thënë gazetari.

“Megjithatë, informatat na ky hetim thonë se Raul Bravo kishte qenë nën stres pasi ishte planifikuar gjithçka pasi që ai kishte mësuar se Getafe ai kishte ofruar dy milion euro Real Valladolidit për të fituar kundër Valencias”.

Getafe nuk pritet të përgjigjet ndaj këtij pretendimi gjatë orëve në vazhdim dhe ata janë të qetë pasi që besojnë se hetimet do të qartësojnë gjithçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat