Ish gjyqtari i futbollit: Agim Cana duhet te ndihet fajtor, të kërkoj falje 

Futboll

Ish gjyqtari i futbollit: Agim Cana duhet te ndihet fajtor, të kërkoj falje 

Nga: K. G. Më: 4 qershor 2019 Në ora: 15:16
Ish gjyqtari i futbollit: Agim Cana duhet te ndihet fajtor, të kërkoj falje 

Ish gjyqtari i futbollit Myftar Dragidella, ka disa fjalë për legjendën e futbollit Agim Cana, ndryshe është edhe president i KF Vëllaznimit nga Gjakova. Cana ka qenë tepër i revoltuar me gjyqtarët e takimit pas ndeshjes së barazhit, ku gjakovarët pësuan humbje me rezultat 4:2 nga Trepça ’89.  
“Atë që e thotë Agim Cana në kabinën e futbollistëve pas ndeshjes kundër Trepçës 89, nuk do ta thoshte as një diletant i sportit.
Ai atë ditë tregoi se nuk ia do të mirën futbollit të Kosovës. Kisha dëshirë të fitonte Vëllaznimi, porse atë ditë ishin larg fitores.
Për asnjë grimë nuk u dëmtua asnjëri ekip.
Trepça ‘89 fitoi me meritë. Çka dëshironte të thoshte Cana me ato akuza? Me akuza ndaj gjyqtarëve (pa asnjë argument) dhe akuza kuturu nga prijësve të ekipit kundërshtar dhe të FFK -së nuk i "ha" më as ai që është larg rrjedhave të futbollit e lere me ata që çdo ditë merren apo e shikojnë atë.

Image

Myftar Dragidella

Agim Cana duhet të ndihet fajtor, të kërkoj falje dhe të mos përsëris më kurrë akuza të pabaza, përndryshe persona të tillë duhet të largohen nga futbolli ynë i cili ka marrë të mbarën”, shkruan Dragidella në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat