Ka tri “balotazhe”, zbardhet formacioni i Juventusit me trajner Sarrin

Futboll

Ka tri “balotazhe”, zbardhet formacioni i Juventusit me trajner Sarrin

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 16:16
Maruzio Sarri

Duket një “martesë” e pashmangshme ajo mes Juventusit dhe Maruzio Sarrit. Pavarësisht se ky i fundit është nën kontratë me Chelsea, dëshira për t’u kthyer në Itali mbizotëron mbi gjithçka tjetër. Aq më tepër që bëhet fjalë për një sfidë të madhe, sikurse është drejtimi i Juventusit. Drejtuesit bardhezinj shohin tek ish-trajneri i Napolit njeriun e duhur për futboll të bukur dhe sulmues, prej nga mund të përmbushet edhe objektivi madhor: fitimi i Ligës së Kampionëve. 

Në mungesë të këtyre të fundit u bë “kurban” Allegri, edhe pse fitoi pesë tituj radhazi në Serie A dhe katër Kupa të Italisë. Kuptohet, grupi për trofe të tillë ekziston në Torino, por Sarri do të kërkonte të bënte “meremetimet” e veta. “Gazzetta dello Sport” ka përftuar top-formacionin e Juventusit, me Sarrin në drejtim, ku përfshihet edhe një përforcim si Chiesa, që aktualisht është pjesë e Fiorentinës. 

Po ashtu, llogaritet edhe Higuain (në pronësi të kampionëve të Italisë, i huazuar te Chelsea nga janari, pasi e kaloi gjysmën e këtij sezoni te Milani) si alternativë e kroatit Mandzukic, në majën e sulmit, në një formacion 4-3-3. Bien në sy tri "balotazhe" në prognozën që bën prestigjiozja sportive italiane për 11-shen, me të cilën pritet të luajë "Zonja e Vjetër" me trajnerin e ri. 

Në portë llogaritet Szczesny. Para tij mbrojtja me katër: Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro, nga e djathta në të majtë. Mesfusha me tre përbëhet nga Ramsey (ose Emre Can) në të djathtë, Pjanic në “kullën e regjisë” dhe Matuidi në të majtë. Reparti i përmarmë shikon Mandzukic (ose Higuain) në majë, ndërsa nga krahët Chiesa (ose Dybala), në të djathtë dhe Cristiano Ronaldo në të majtë. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat