Zyrtare: Vjen "divorci" i radhës, Bayern heq dorë nga ylli i mesfushës

Futboll

Zyrtare: Vjen "divorci" i radhës, Bayern heq dorë nga ylli i mesfushës

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 16:31
James Rodriguez

Pas javësh të tëra spekulimesh dhe thashethemesh, Karl-Heinz Rummenigge i ka vënë vulën: James Rodriguez do të largohet nga Bayerni.

"James erdhi tek unë pa mbyllur sezoni dhe më kërkoi që të mos e ushtrojmë të drejtën e blerjes së kartonit të tij nga Reali. Tani nuk ka kuptim ta blejë kundër dëshirës së tij, sepse bëhet fjalë për 42 milionë euro për një lojtar të cilit nuk i gjen dot pozicion fiks në fushë", tha Rummenigge për Sport1.

Më pas drejtuesi i lartë i Bayernit tha për Bild: "Në Mynih nuk do e kishte të garantuar vendin në formacion, më vjen keq për këtë gjë, sepse është një futbollist i jashtëzakonshëm".

E ardhmja - James tashmë do të kthehet te Real Madridi, por edhe aty nuk ka të ardhme. Me Zidane kolumbiani nuk i ka pasur marrëdhëniet të mira dhe trajneri francez nuk e do në ekip, siç tregojnë edhe lëvizjet e fundit në merkato. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat