Luhet në sulm dhe limit për rrjetet sociale, ja 7 rregullat e Kontes për Interin

Futboll

Luhet në sulm dhe limit për rrjetet sociale, ja 7 rregullat e Kontes për Interin

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 17:53
Antonio Conte

Një përfshirje to tale e Antonio Kontes në botën interviste. Pas fundjavës në Madrid ku u njoh me Zhang Jindong, pronarin e “Suning”, pas rikthimit në Milano mbrëmjen e së dielës me drejtuesit zikaltër, ditën e djeshme trajneri i ri është fotografuar në hyrje të selisë me zv.drejtorin sportiv Dario Baçin.

MENJËHERË NË PUNË — Konte do e nisë fazën e njohjeve të para dhe ballafaqimeve me krerët dhe punonjësit e Interit. Tema kryesore ka qenë me siguri merkatoja, çështja parësore e qershorit (përpara startit të seksionit veror).

Ndërsa për sa i përket prezantimit zyrtar do pritet grumbullimi i skuadrës për fazën përgatitore në Lugano, pasi momentalisht një pjesë e madhe e lojtarëve janë thirrur nga përfaqësueset për angazhimet përkatëse në kualifikueset e “Euro 2020” dhe Ligës së Kombeve. Ndërkohë, ka nisur puna në qendrën sportive “Appiano Gentile”. Konte do japë ditë pas dite udhëzimet e tij lidhur me organizimin e zikaltërve. Së shpejti do ndryshojë edhe selia e klubit, me zhvendosjen në zonën e Porta Nuova, por për momentin do qëndrohet në zyrat e vjetra.

KOMANDANT I RREPTË – Konte njihet si një “komandant” i rreptë. Dhe si një udhëheqës, ka rregullat e tij. Kushdo i ka besuar, është forcuar. Stërvitje, motivime, taktikë, të ushqyerit, tradita.

Një trajner i hekur që e riktheu Juven në “parajsë”, ringriti nderin e kombëtares italiane dhe fitoi zemrat e anglezëve me Çelsin. Duke nisur nga fillimi i korrikut, Konte do duhet t’i rikthejë së pari besimin një skuadre që u rikthye në Champions për vitin e dytë radhazi (i vetmi objektiv i arritur), por që zhgënjeu për një pjesë të mirë të sezonit.

METODA “KONTE”, SHTATË RREGULLAT – Tani radhën e ka Interi dhe në ambientet zikaltër po presin urdhërimet (janë shtatë) ku do mbështetet puna e Kontes. Pika e parë e rëndësishme për Konten është grupi. Nuk lejohen egoizmat dhe “protagonistët kryesorë”, je me të ose kundër tij. Kushdo që kërkon të dalë mbi të tjerët, quhet jashtë. Ja përse një lojtar si Ikardi, mbi të gjitha ai i këtij sezoni, nuk mund të përfshihet në projektin e trajnerit.

Fitorja të ndihmon të fitosh, Konte ua ka lënë gjithmonë të kuptohet lojtarëve të tij, në klube dhe kombëtare. Nuk kënaqet lehtësisht, duhet të rrisësh gjithmonë “stekën” pa parë prapa. Me punën nuk bëhet shaka. Çdo stërvitje konsiderohet si një ndeshje Champions-i. Përsëritje skemash në mënyrë maniake, përqendrim maksimal dhe formë fizike optimale; vetëm kështu arrihen rezultatet e garantuara. Interi i Kontes do duhet gjithmonë të sulmojë. Imponimi i lojës është një kusht thelbësor.

Ngjyrat e fanellës janë shtysa për të kërkuar gjithmonë një tjetër hap cilësor. Konte e kërkonte te Juvja dhe e përsëriti me Italinë, kur rizgjoi krenarinë e lojtarëve. Fanella duhet respektuar. Tifozëria zikaltër e fitoi “titullin” e spektatorëve, dijenia që një popull mban krahun tënd duhet të jetë një stimul më shumë. Metoda “Konte” vepron edhe jashtë fushës. Jeta e shëndetshme dhe ushqimi korrekt vlejnë thuajse sa kilometrat e përshkuar në stërvitje.

Te Çelsi ndalimi i konsumit të picave, pijeve me sheqer dhe “ketchup”-it u konsiderua një revolucion. Përpara ndeshjeve në tavolinë shfaqen vetëm sallata, pula dhe torta është e vetmja ëmbëlsirë e pranuar. Po rrjetet sociale? Interi i sezonit të fundit u bë pre, por Konte nuk pranon kompromise. Mbi të gjitha nëse nga sfida mungojnë disa orë: “Nuk pranoj shpërqendrime, lojëra, apo ‘Twitter’”, është shprehur gjatë viteve tek Italia. Një rregull më shumë për ta rikthyer Interin në binarë.

RREGULLAT E TRAJNERIT

ntonio Konte konsiderohet një “komandant” i rreptë. Ja rregullat që trajneri i Interit ka imponuar kudo që ka shkuar.

1) Komandon grupi Skuadra vjen përpara individit. Me Konten ka vend vetëm për “ne”.

2) Fitoret ndihmojnë të fitosh Sukseset janë thelbësore, por kurrë nuk duhet kthyer koka prapa. “Steka” duhet rritur gjithmonë, vazhdimisht.

3) Puna është vendimtare Stërvitjet nuk janë asnjëherë një shaka. Nevojitet angazhim si në një ndeshje “Champions-i, çdo herë.

4) Luhet në sulm Konte kërkon një qëndrim sulmuesi. Imponimi i lojës është një kusht që nuk duhet të mungojë asnjëherë.

5) Fanella respektohet Ngjyrat që mban veshur duhet të të motivojnë. Janë shtysa për të dhënë akoma më shumë.

6) Jetë e shëndetshme për të gjithë Jashtë fushe nevojitet një sjellje si brenda kuadratit të blertë, shembullore. Dieta e shëndetshme dhe strikte është thelbësore.

7) Rrjetet sociale me moderim Asnjë shpërqendrim kur afron ndeshja. Mbi këtë pikë Konte nuk bën asnjë kompromis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat