Cabrini: Ronaldo është më i mirë se Messi 

Futboll

Cabrini: Ronaldo është më i mirë se Messi 

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 17:57
Cabrini: Ronaldo është më i mirë se Messi 

Ish-mbrojtësi i Juventusit, Antonio Cabrini, mendon se Cristiano Ronaldo është një lojtar më i mirë se Lionel Messi, sepse ylli i Portugalisë ka provuar të jetë lider i vërtetë si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Ronaldo dhe Messi kanë fituar 10 “Topa të Artë”, nga pesë secili, që prej vitit 2008, duke e dominuar futbollin global për më shumë se një dekadë. Ndërsa Messi ende nuk ka fituar trofe madhor me Argjentinën, Ronaldo e udhëhoqi Portugalinë drejt fitimit të “Euro 2016”, në Francë. Cabrini nuk ka asgjë tjetër, veçse respekt për këtë duet të papërsëritshëm në futboll, por ndjen se superyllin i Juventusit qëndron përpara rivalit të tij të përjetshëm.  “Ronaldo është ndoshta lojtari më i mirë në botë”, - tha Cabrini. “Natyrisht, futbolli gjatë 10 viteve të fundit ka qenë i dominuar tërësisht nga rivaliteti midis Messit dhe Ronaldos. Mendimi im personal është se Ronaldo është më i mirë se Messi, por kryesisht në drejtim të lidershipit. Ronaldo ka provuar të jetë një lider i vërtetë, në shumë raste, dhe jo vetëm në fushën e blertë.  

Pra, me gjithë respektin e duhur ndaj Messit, ka pasur disa raste në karrierën e tij, kur nuk arriti t’i fitojë finalet me Argjentinën. Ky është mendimi im. Natyrisht, po flasim për dy lojtarët më të mëdhenj të dekadës së fundit dhe në këtë pikë mendoj se të gjithë biem dakord”. Megjithëse Ronaldo nuk ishte në gjendje të ruante lavdinë e Champions League në sezonin 2018-2019, Juventus arriti të fitonte titullin e tetë radhazi në Serie A.

Cabrini beson se bardhezinjtë janë në një nivel tjetër nga të gjithë rivalët e tyre vendas: “Nëse bëhet fjalë për afatin kalimtar, apo aktivitete të tjera tregtare, Juventusi gjithmonë planifikon përpara të tjerëve. Kjo është arsyeja që mbetet përpara rivalëve të vet.  Kur skuadrat e tjera italiane nisin me transferimet, Juventusi tashmë i ka përfunduar dy ose tri përforcime kryesore. Një tjetër shembull është se Juventusi mbetet skuadra e parë në Itali me stadiumin e vet. Të gjithë flasin për këtë, por askush tjetër nuk ka filluar të ndërtojë shtëpinë e vet".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat