Sarri pranë Juventus, tifozët revoltohen në rrjetet sociale

Futboll

Sarri pranë Juventus, tifozët revoltohen në rrjetet sociale

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 18:19
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri është shumë pranë emërimit si trajneri i ri i kampionëve të Italisë, Juventus. 

Megjithatë, tifozët e Zonjës janë të revoltuar me këtë zgjedhje të klubit dhe në rrjetet sociale ka plasur “hashtagu” #SarriOut, akoma pa shkelur në Allianz Stadium. 

Ish-trajneri i Napolit akoma nuk është zyrtarizuar, por me shumë mundësi do të jetë ai që do të zëvendësojë Max Allegri-n. 

Tifozët, të cilët e kanë konsideruar si armik deri para një vit, nuk janë dakord me klubin dhe janë përplasur me njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Ka nga ata që janë dakord, por të shumtë janë ata që nuk e duan. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat