Përfaqësuesja e Kosovës po vazhdon përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese për muajin qershor. E në këto përgaditje, gol të mrekullueshëm ka shënuar Milot Rashica.
Dardanët’ më 7 qershor janë mysafir të Malit të Zi në Podgoricë, ndërsa më 10 qershor udhëtojnë drejt Bullgarisë.
Për këto dy ndeshje, Kosova është duke u përgatitur maksimalisht për të marrë rezultate pozitive.
Në formë të lartë në stërvitje është parë Milot Rashica.
Ylli i Werder Bremen ka shënuar një super-gol, për të treguar se po e përcjell forma e mirë që këtë sezon kaloi në Bundesligë.