Neymar shpërthen në lot gjatë takimit me trajnerin Tite

Futboll

Neymar shpërthen në lot gjatë takimit me trajnerin Tite

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 23:12
Neymar, Tite

Neymar ka shpërthyer në lot gjatë një bisede të gjatë me trajnerin e Brazilit, Tite, përpara seancës stërvitore të së shtunës, sipas Globoesporte. 

Lojtari akuzohet se ka përdhunuar një vajzë në një hotel të Parisit më 15 maj të këtij viti.  

Sipas gazetës, Tite dhe Neymar kanë zhvilluar një bisedë të gjatë përpara stërvitjes, ku janë takuar për të folur për akuzat e përdhunimit ndaj sulmuesit. 

Neymar ka qarë teksa ka diskutuar incidentin. Ai tha se ishte i lodhur nga konfuzioni, ka mohuar akuzat dhe në fund i ka kërkuar trajnerit të marrë pjesë normalisht në stërvitje, sepse puna me shokët e ekipit do t’i bënte mirë.

Tite ka thënë se ishte i kënaqur nga biseda: “Kam biseduar dy herë me të,   por çdo gjë do të mbetet mes nesh.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat