U larguan sepse nuk rinovuan, Klopp i dedikon fjali rrënqethëse!

Futboll

U larguan sepse nuk rinovuan, Klopp i dedikon fjali rrënqethëse!

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 06:14
Moreno dhe Sturridge

Jurgen Klopp është një trajner që gjërat i thotë troç dhe nuk i bie përqark... Moreno dhe Sturridge janë larguar nga Liverpool pasi nuk kanë pranuar të rinovojnë kontratën e tyre me shifrat që të kuqtë propozonin... Futbollistë të lirë, por edhe të vlerësuar nga gjermani.

Klopp flet me superlativa për Sturridge: "Fitoi të drejtën të konsiderohej një futbollist i madh i Liverpoolit kontemporan... Eshtë një nga shënuesit më të mirë që kam parë ndonjëherë. Ka shënuar gola që dukeshin të pamundur".

"Do të na mungojë, ai dhe Moreno, pasi kur erdha i gjeta këtu dhe kanë dhënë gjithçka për këtë fanellë. i uroj më të mirën në të ardhmen. Djem, na lini si kampionë Europë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat