Mediat zvicerane: Kjo është skuadra e re e Granit Xhakës

Futboll

Mediat zvicerane: Kjo është skuadra e re e Granit Xhakës

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 08:31
Granit Xhaka

Granit Xhaka mund të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar veror.

Mesfushori me pasaportë zvicerane ka pasur një sezon të mirë dhe ka zgjuar interesimin e Interit.

Ka qenë televizioni shtetëror i Zvicrës, RSI që ka konfirmuar se Xhaka pritet t’i bashkohet Interit në verë.

Me ardhjen e Antonio Contes në krye të skuadrës, Xhaka është bërë një objektiv i gjigantit italian. Neroazzurët po mendojnë të ofrojnë rreth 55 milionë euro për transferimin e prishtinasit në Giuzeppe Meazza.

26-vjeçari iu bashkua Arsenalit në verën e vitit 2016 nga Borussia Moenchegladbach për 45 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2023.

Këtë edicion Xhaka ka luajtur 40 ndeshje në të gjitha garat për Arsenalin ku ka shënuar katër gola dhe ka bërë pesë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat