Interit i prishen punët për Lukakun, kjo është arsyeja

Futboll

Interit i prishen punët për Lukakun, kjo është arsyeja

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 09:39
Romelu Lukaku

Napoli ka vendosur të ‘luftojë’ me Interin për sulmuesin e Manchester United, Romelu Lukaku, pretendon La Gazzetta dello Sport, duke i ofruar 10 milionë euro në vit.

Serie A duket gjithnjë e më shumë të jetë destinacioni i mundshëm për sulmuesin belg, por ekipi mbetet për t’u parë.

Inter nuk e ka fshehur interesin për Lukakun, i cili ishte tashmë një objektiv për trajnerin Antonio Conte [trajneri i ri i Zikaltërve] në Chelsea vitin e kaluar.

Tani La Gazzetta dello Sport shkruan se Napoli i është bashkuar garës për sulmuesin e Manchester United dhe janë të gatshëm të ofrojnë një pagë më të lartë.

Kjo është për shkak të një ligji të ri tatimor për të inkurajuar investimet e huaja në Itali, që ofron një zbritje prej 70 përqind në rajonet veriore, por 90 përqind në jug.

Paga e ofruar do të ishte 10 milion euro në vit, por i njëjti raport tregon se ekziston një çështje që gjithmonë shkakton probleme për nënshkrimet e reja të Napolit dhe kjo është e drejta e imazhit.

Presidenti Aurelio De Laurentiis kërkon që të gjithë lojtarët të nënshkruajnë mbi të drejtat e tyre të imazhit në klub si pjesë të kontratës dhe kjo ka prishur shumë marrëveshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat