Dallimi i madh mes skuadrave të Man Unitedit dhe Man Cityt

Futboll

Dallimi i madh mes skuadrave të Man Unitedit dhe Man Cityt

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Manchester City është shpallur kampion i Anglisë për të dytin sezon radhazi, ndërsa Manchester Unitedi ka dështuar të kualifikohet në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Cili është dallimi i madh mes këtyre dy skuadrave?

Manchester Unitedi ka stagnuar gjatë viteve të fundit dhe kjo besohet të ketë ndodhur pasi që pas largimit të Sir Alex Fergusonit nga pozita e trajnerit, klubi anglez s’e ka gjetur një person të përshtatshëm për pozitën e trajnerit, që mund të sjellë sërish trofe në Old Trafford.

Se a do të ndryshojë kjo gjë në vitet në vazhdim mbetet të shihet, mirëpo ajo që dihet është se skuadra e Manchester Unitedit nuk ka ndryshuar shumë me kalimin e viteve.

Manchester Unitedi ende i ka 18 lojtarë në skuadër që ishin pjesë e klubit që prej vitit 2015, ndërsa Liverpooli i ka nëntë, Manchester City i ka gjashtë, Chelsea pesë dhe Arsenali katër.

Përkundër që Manchester Unitedi i ka shpenzuar miliona euro për transferimin e lojtarëve të rinj që prej vitit 2015, klubi nuk ka arritur t’i largojë nga skuadra lojtarët të cilët nuk janë mjaftueshëm të mirë për të qenë titullar në një klub që garon për trofe.

Ole Gunnar Solskjaer mund ta ndryshojë këtë gjë këtë verë, duke transferuar lojtarë të rinj e duke i larguar disa lojtarë veteranë të “Djajve të kuq”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat