Vdes njeriu që dha kontribut për Kosovën në vitet e 90-ta

Futboll

Vdes njeriu që dha kontribut për Kosovën në vitet e 90-ta

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 12:21
Lennart Johansson

President i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, shpreh dhimbje për vdekjen e ish-presidentit të UEFA-s, Lennart Johansson. “I nderuari president i FIFA-s, Gianni Infantino, i nderuari president i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i nderuari president i FF të Suedisë, Karl-Erik Nilsson; me pikëllim të madh e mora lajmin për vdekjen e ish-zëvendëspresidentit të FIFA-s dhe ish-presidentit të UEFA-s, Lennart Johansson, andaj më lejoni që në emër të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut që i dha shumë futbollit evropian dhe atij botëror.
Lennart Johansson ka qenë shembull i frymëzimit e entuziazmit për punë si dhe një lider e vizionar i madh i futbollit.
Ne në Kosovë do ta kujtojmë atë gjithmonë si një mik të madh, i cili dha kontribut të çmuar për Federatën tonë në kohën kur ende nuk ishim anëtar të UEFA-s e FIFA-s, pasi ishte njeriu i parë nga drejtuesit e futbollit që ia hapi dyert drejtuesve të Federatës tonë për t’i dëgjuar brengat tona dhe na udhëzoi në rrugën e duhur drejt realizimit të objektivit”, shkruan Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat