Arrihet marrëveshja, Barella transferohet tek Interi

Futboll

Arrihet marrëveshja, Barella transferohet tek Interi

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 13:48
Nicolo Barella

Mesfushori i talentuar italian do të jetë përforcimi për Antonio Conten.

Nicolo Barella ka arritur marrëveshje me Interin dhe mungon vetëm zyrtarizimi që ai të bëhet lojtar i zikaltërve.

Takimi i Piero Ausilios me agjentin e lojtarit ka përfunduar mirë dhe mbetet që javën e ardhshme të konkretizohet gjithçka.

Interi ka mposhtur Juventusin në garën për talentin italian dhe ka arritur të bindë më përpara drejtuesit e klubit të Cagliarit.

Siç raporton “Sport Mediaset”, zikaltërit gjetën një zgjidhje për të mos paguar më shumë se 30 milionë euro për lojtarin, duke i ofruar Cagliarit edhe lojtarë nga akademia.

Bëhet fjalë për Alessandro Bastoni dhe Federico Dimarco. Palët kanë rënë dakord në çdo gjë dhe mbetet vetëm nënshkrimi që Barella të transferohet tek Inter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat