Ndalen bisedimet për transferimin e Hazardit në Real Madrid

Futboll

Ndalen bisedimet për transferimin e Hazardit në Real Madrid

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 15:17
Eden Hazard

Bisedimet mes Chelseat dhe Real Madridit për arritjen e një marrëveshjeje për transferimin e Eden Hazardit kanë dështuar, megjithatë klubi londinez pritet ta humbë belgun këtë verë..

Eden Hazardi, kontrata e së cilit skadon vitin tjetër, dëshironte që transferimi i tij nga Chelsea në Real Madrid të përfundonte para se ai t’i bashkohej ekipit kombëtar të Belgjikës, të martën.

Por, një gjë e tillë nuk ndodhi për shkak të shumës së lartë që po e kërkon Chelsea për ta shitur 28-vjeçarin. Klubi londinez nuk po pranon ta humbë belgun për më pak se 100 milionë funte, ndërsa Real Madridi nuk është i gatshëm të paguajë shumë kaq të lartë për një futbollist që është në vitin e fundit të kontratës.

Drejtori ekzekutiv i Real Madridit, Jose Angel Sanchez, shkoi në kryeqytetin anglez për t’u takuar me drejtuesit e Chelseat. Qëllimi i tyre ishte që ta kompletojnë të gjithë këtë marrëveshje qysh të hënën.

Megjithatë, Standard raporton se Sanchezi u kthye nga Londra në Madrid pa asnjë marrëveshje të arritur dhe kjo gjë duket se i ka shqetësuar edhe përfaqësuesit e Hazardit.

Real Madridi tashmë e ka transferuar Luka Jovicin nga Eintracht Frankfurti për 60 milionë funte dhe besohet se ata janë të interesuar t’i sigurojnë edhe shërbimet e yllit të Manchester Unitedit, Paul Pogbës, i cili kushton mbi 100 milionë funte.

Por, përderisa trajneri i “Los Blancos”, Zinedine Zidane, është tifoz i madh i Pogbës, ai dëshiron ta ndërtojë skuadrën e tij rreth Hazardit për sezonin e ardhshëm. Ai ende beson se belgu mund të zyrtarizohet në Santiago Bernabeu së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat