Ozil: Për Zotin, ti nuk je trajner….

Futboll

Ozil: Për Zotin, ti nuk je trajner….

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 15:30
Ozil: Për Zotin, ti nuk je trajner….

“Për Zotin, ti nuk je trajner”. Ka qenë kjo fraza me të cilën mendohet se i është drejtuar Mesut Ozil trajnerit të tij Unai Emeri, në momentin që e ka zëvendësuar gjatë finales së Ligës së Europës një javë më parë.

Fantazisti i “topçinjve”, u zëvendësua në minutën e 78-të të finales kundër Çelsit nga i riu Xho Uillok, me skuadrën që po humbiste 4-1 në atë moment.

Por siç raportohet nga sajti turk “Fanatik”, turko-gjermani nuk e priti mirë vendimin e trajnerit spanjoll. Futbollisti, i cili bëri një tjetër sezon zhgënjyes në “Emirates”, është në listën e lojtarëve që klubi kërkon ta shesë, duke qenë se e paguan me shifrën rekord të 350 mijë paundëve në javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat