Tifozja seksi e finales në Champions hyri në fushë, ja gjoba që i vendos UEFA

Futboll

Tifozja seksi e finales në Champions hyri në fushë, ja gjoba që i vendos UEFA

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 17:27
Tifozja seksi e finales në Champions hyri në fushë, ja gjoba që i vendos UEFA

Bjondja seksi që u fut në fushën e finales së Champions League, Kinsi Volansi, e ka pësuar nga UEFA për atë hyrje në fushë. 

Modelja është gjobitur me 5.000 euro, për hyrjen në fushë, gjë që shkaktoi edhe ndërprerjen për disa sekonda të finales.

Më tej, ajo është gjobitur edhe me 10.000 euro të tjera, për faktin që po reklamonte faqen e të dashurit të saj, komedianit rus Vitali Zdorovetski, që ishte shkruar në rrobën që mbante veshur Kinsi.

Volanski është paralajmëruar nga UEFA se nëse e bën të njëjtin veprim në të ardhmen, gjoba do të rritej në 8.000 euro.

Gjithsesi, kjo gjobë duket se nuk është asgjë për çiftin, pasi vetëm nga reklama që ajo u fut në fushë, faqja e të dashurit të saj, sipas të dhënave paraprake, ka shënuar një fitim rreth 3 milionë dollarë, në këto pak ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat